Grupi shtetëror energjetik MVM ka rënë dakord me Gazprom për të shtyrë pagesat për blerjet e gazit nëse çmimet tejkalojnë një prag të caktuar, duke lejuar kompaninë hungareze të paguajë për gazin gjatë tre viteve të ardhshme nëse çmimet rriten.
Hungaria njoftoi sot se ka arritur një marrëveshje me Gazprom për të shtyrë pagesat për dërgesat e gazit gjatë dimrit, një veprim që mund të lehtësojë presionin mbi deficitin në rritje të llogarisë korente të vendit dhe mbi forintën, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Deficiti tregtar i Hungarisë është rritur këtë vit nën ndikimin e një rritjeje të çmimeve të energjisë, duke rritur cenueshmërinë e saj dhe dobësimin e forintës, e cila sot preku një rekord të ulët kundrejt euros./FolDrejt/