Një personi në Podujevë i janë konfiskuar 652 kavanozë me mjaltë industrial, për të cilin AUV-i ka thënë se është i pasigurt, shkruan Fol Drejt.
Rasti është cilësuar si “tregëti e ndaluar & prodhim dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”.
“Podujevë 07.09.2022 – 18:20. Pas një pune hetimore është identifikuar i dyshuari mashkull kosovar , i cili ka shitur mjaltë industrial me prejardhje të papërcaktuar, duke e prezantuar si mjaltë natyral. Në koordinim me prokurorin dhe gjyqtarin është bërë kontrolli i dy lokacioneve ku janë gjetur 652 kavanozë me mjaltë industrial” – thuhet ndër të tjera në raport.
Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe inspektori i AUV-it “i cili ka konstatuar se malli është i pasigurt dhe është bërë asgjësimi i mallit në vendngjarje. I dyshuari pas intervistimit me rekomandim të prokurorit është liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.”/FolDrejt/