Fol Drejt
E hënë, 12 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

“Shteti laik”, kundër shamive fetare

Mbi debatin rreth shamisë...

3 vjet më parë
in OP/ED
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Një shtet nuk mund të cilësohet si laik, nëse vepron si mekanizëm shtypës ndaj një bashkësie, komuniteti, grupi, apo individi, qoftë edhe fetar, për t’iu bërë vend qejfeve të të tjerëve.

Shkruan: Imer Topanica

Kështu nuk mund as të lexohet e as të interpretohet Neni 8 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Mirëkuptim mund të kemi vetëm për lexuesin, intelekti i të cilit, nuk ka fuqi të kalojë përtej një niveli literal të tekstit. E megjithatë, kështu duket se kuptohet ky nen, kur bëhet fjalë për liritë dhe të drejtat e vajzave/grave me shami.

Lexoni edhe..

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

Porosit Web Porosit Web

Shamia (mbulesa islame), e cila sipas Bashkësisë Islame të Kosovës, «nuk është uniformë fetare», ka rënë pre e një udhëzimi administrativ i lëshuar në vitin 2014 (UDHËZIM ADMINISTRATIV (I MASHT) NR 06/2014 KODI I MIRËSJELLJES DHE MASAT DISIPLINORE PËR NXËNËS TË SHKOLLAVE TË MESME  TË LARTA).

Kështu, për fetarët, shteti legjitimoi shkeljen e lirive dhe të drejtave themelore të vajzave me shami, ndërsa për laikët, shteti, thjesht, manifestoi “laicitetin” e tij.

HISTORI POLEMIKASH  

Në këtë rrëmujë polemikash mjaft të ashpra, shpesh tendencioze, përjashtuese e stigmatizuese, e rëndësishme është të kuptojmë se si duhet trajtuar kjo e drejtë në kontekstin e normave ligjore laike e sekulare. Durim Berisha, avokat dhe studiues i jurisprudencës, duke u përfshirë në debatin e pashterur publik i referohet Marlok-ut:

«Konstitucionalisti i njohur gjerman Prof. Dr. Martin Morlok thekson se përmes mbulimit të saj, një femër shpreh qartazi se ajo kërkon t’i respektohet privatësia. Pra nuk ka të bëj vetëm me çështjen e manifestimit të besimit të saj, por edhe me një të drejtë tjetër themelore.

Një interpretim i tillë, e nxjerrë çështjen e mbulesës nga diskutimi rreth laicizmit, sekularizmit dhe neutralitetit të shtetit në çështje të fesë. Nuk ka konstitucionalist tjetër që e ka trajtuar në këtë mënyrë këtë temë.»

Po pra, Marlok duket që së pari është përpjekur ta kuptojë dimensionin fetar që ngërthen çështja e shamisë në vetvete, pastaj ta ballafaqojë atë, me normat laike e sekulare. Pikërisht, në dimensionin fetar, veshja islame që e përfshinë edhe shaminë, nuk nënkupton vetëm një akt devotshmërie në raport me Zotin, por edhe një preventivë mbrojtëse për vajzën apo gruan muslimane. Për më tepër, siç e heton konstitucionalisti gjerman, edhe një shenjë që bënë thirrje për respektimin e privatësisë.

«Ajo që është thelbësore është se nëse dëshirojmë t’u akordojmë studentëve respekt të barabartë dhe të mbrojmë lirinë e ndërgjegjes së tyre, atëherë kjo nuk mund të arrihet duke hequr fenë nga shkolla në tërësi, por duke u siguruar që shkolla nuk merr karakter të tillë që favorizon cilëndo fe» – thonë studiuesit  Jocelyn Maclure e Charles Taylor te libri i tyre i njohur: Laiciteti dhe Liria e Ndërgjegjes.

Shkurt dhe qartë, ndërsa e trajtojnë çështjen e manifestimit të fesë në atë që njihet si publike, konstatojnë se:

«Në shoqëritë ku mbizotëron liria e ndërgjegjes, shprehjes dhe asocimit, feja nuk mund të kufizohet në limitet strikte të shtëpisë apo të tempujve.»

SPIRALET E DHUNËS

Debati u rikthye në ditët e para të muajit ramazan, s’i të ishte porositur, ndërkohë që vendi po ballafaqohet me një krizë të rëndë ekonomike. Ndonëse mund të ketë rrjedhur spontanisht, efekti i tërheqjes së vëmendjes në kuadër të opinionit publik, është, si gjithherë, i jashtëzakonshëm.

Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë marrë vota në emër të eliminimit të këtij problemi, deri më tani nuk janë treguar të zot për ta fshirë një herë e mirë këtë temë nga lista e problemeve tona. Për më shumë, vetë Kryeministri Albin Kurti, i cili dikur si kryeopozitar dukej i prerë në këtë çështje teksa thoshte se «Lëvizja Vetëvendosje është kundër ndalimit të shamisë për vajzat mbi 16 vjeç, duhet ta kenë fytyrën e zbuluar sepse përndryshe është i pamundur identifikimi. Ne insistojmë në atë çfarë ka në kokë e jo mbi kokë», ka qëndruar i heshtur përball problemit.

E keqja nuk është debati, ai pa mëdyshje duhet të vijojë, një shoqëri demokratike e ka për identitet atë, por që duke mos u zgjidhur çështja, po krijohet një diskurs i dhunshëm, stigmatizues e kërcënues.

Ky diskurs, është vetëm një hap larg veprimit të dhunshëm.

Fjala vjen, rasti i fundit i shkollës në Gjakovë, prodhoi një reaksion të vrullshëm në rrjetet sociale, ndërsa sipas avokatit Arianit Koci, drejtoresha Florentina Gjergjaj, u kërcënua me jetë.

Kuptohet, kërcënimet janë të papranueshme dhe organet e rendit dhe drejtësisë duhet ta hetojnë sa më shpejt rastin, por po ashtu, “shteti laik” duhet të mos vonohet në shfuqizimin e atij udhëzimi diskriminues.

Akti “shovinist” i drejtoreshës Gjergjaj (siç u cilësua nga disa), mund të ketë ndodhur pa e pasur për qëllim provokimin e një bashkësie të tërë fetare, në këtë rast të muslimanëve, por ai ishte i mbështetur në një udhëzim administrativ. Prandaj këtu vjen në shprehje shteti…

Duhet ta kuptojmë që shoqëria jonë nuk është homogjene në kuptimin kulturor – fetar, prandaj shteti duhet të na shërbej si një mekanizëm për akomodimin e kërkesave të bashkësive, grupeve, e individëve, deri në momentin kur këto kërkesa nuk i shkelin liritë dhe të drejtat e të tjerëve./FolDrejt/  

Nga ky autor mund të lexoni edhe:

Ky artikull është i ndaluar për idiotët!

Tags: gjakoveImer TopanicaKushtetutaShamijatUdhezimi administrativ
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Ukraina u bën thirrje banorëve të Luhansk-ut, të evakuohen

Lajmi tjetër

New York/ 731 mijë dollarë ndihmë për dy shqiptarët që u goditën me thikë: Histori e pabesueshme guximi…

Të ngjajshme

LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

14 Nëntor, 2024
OP/ED

Blakaj: Harris dhe Trump, protagonistët e tragjikomedisë botërore

8 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM