Si kërkesë erdhi në 19 gusht nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, kurse në mbledhjen e 82-të të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, u miratua që udhëtarët që janë shtetas të Kosovës të kenë PCR test negativ në rast se futen në Maqedoni, informon foldrejt.com.
“Të gjithë udhëtarët, shtetas të Republikës së Kosovës të cilët kalojnë nëpër Maqedoninë e Veriut, duhet të kenë test PCR me rezultat negativ”, thonë nga qeveria e Maqedonisë së Veriut.
Testi negativ PSR i shtetasve të Kosovës nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë dhe kjo do të vlejë edhe për udhëtarët tranzit./Foldrejt.com