Vjosa Osmani e ka falënderuar Zoran Milanoviq, pas propozimit të Kosovës për statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, transmeton Fol Drejt.
Presidentja e Republikës së Kosovës këtë falënderim për homologun e saj kroat, e bëri nëpërmjet një reagimi në llogarinë e saj në Twitter.
“Ne jemi të gatshëm të punojmë me të gjitha vendet anëtare dhe institucionet e BE-së për të përshpejtuar zbatimin e reformave në rrugën tonë të anëtarësimit”, shprehet ajo.
Ajo ia ka shprehur falënderimet e saj vendit mik, duke e cilësuar si kampion të angazhimit për anëtarësimin e vendit tonë në BE./FolDrejt/
Thank you President Milanović for your proposal to grant 🇽🇰 the candidate country status.
🇭🇷 remains a committed champion for our membership in the🇪🇺.
We are ready to work with all EU member states & institutions to expedite the implementation of reforms on our accession path. https://t.co/0kN6RHFgZo
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 2, 2022