Rusia shpalli sot persona non grata dy diplomatë finlandezë në shenjë kundërpërgjigjeje.
Ambasadori i Finlandës Antti Helantera u thirr nga Ministria e Jashtme ruse dhe iu dorëzua një notë proteste, në të cilën ishin përshkruar udhëzimet për largimin e diplomatëve nga Moska, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një deklaratë, Ministria tha se kishte protestuar fuqishëm kundër “dëbimit të pabazë” të mëparshëm të diplomatëve rusë nga Finlanda “si pjesë e fushatës së sanksioneve anti-ruse të BE-së”.
Ministria dënoi qëndrimin “konfrontues” të Finlandës ndaj Rusisë, veçanërisht furnizimet me armë në Ukrainë dhe për atë të cilën e quajti se bënë përpjekjet për të mbuluar “krimet e nacionalistëve ukrainas kundër popullsisë civile të Donbasit dhe Ukrainës”./FolDrejt/