Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi sot se ka thirrur ambasadoren suedeze në Rusi, Malena Mard, të cilës i ka dorëzuar një notë për dëbimin e tre diplomatëve suedezë nga Moska.
“Ky hap u ndërmor si përgjigje ndaj dëbimit të tre diplomatëve rusë nga Stokholmi, mbështetjes ushtarake të Suedisë për Ukrainën dhe mbulimit të krimeve të nacionalistëve ukrainas kundër popullsisë civile të Donbasit dhe Ukrainës”, thuhet në deklaratën e ministries, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Më 5 prill, Suedia dëboi tre diplomatë rusë, duke i akuzuar ata se “nuk punonin në përputhje me Konventën e Vjenës (për marrëdhëniet diplomatike)./FolDrejt/