Serbia po vazhdon të ketë qasjen e njëjtë në raport me Republikën e Kosovës.
Si dëshmi e kësaj është rehatimi i anëtarëve të Listës Serbe në institucionet ilegale që veprojnë në Kosovë, përcjell Fol Drejt.
Në një dokument që e ka siguruar RTKlive, shihet se dy zyrtarë të lartë të Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Dalibor Jevtiq, janë emëruar nga Qeveria e Serbisë Këshillin e Universitetit Paralel Ilegal të Prishtinës (me seli në Mitrovicën e Veriut).
Përfaqësuesit politik të serbëve në Kosovë në vazhdimësi krahas pagave që kanë marrë nga institucionet e Kosovës janë angazhuar edhe në pozita të ndryshme në strukturat paralele të financuara nga shteti serb./FolDrejt/