Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës pretendon se që nga fillimi i luftës janë rrëzuar 131 avionë ushtarakë rusë dhe po aq helikopterë si dhe janë shkatërruar 605 tanke.
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës njoftoi se 17.300 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Rusia nisi një sulm ndaj Ukrainës më 24 shkurt dhe në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës thuhet se forcat e tyre i kanë shkaktuar humbje të mëdha ushtrisë ruse.
Theksohet se forcat ukrainase vranë 17.300 ushtarë rusë dhe rrëzuan 131 avionë ushtarakë rusë, 131 helikopterë si dhe shkatërruan 605 tanke, 1.723 automjete të blinduara, 305 topa, 96 sisteme raketore dhe 54 sisteme kundërajrore.
Kievi pretendon se ushtria ruse në Ukrainë ka humbur 1.184 automjete, 7 anije dhe varka të lehta, 75 cisterna dhe 81 dronë./FolDrejt/