Një rast i grabitjes është raportuar se ka ndodhur në komunën e Shtimes, me ç’rast përveç grabitjes është lënduar edhe një person.
Rasti ka ndodhur në fshatin Davidovc, rreth orës 17:10 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Siç bën me dije raporti 24-orësh, dëshmitar ka qenë edhe vjehrri i cili ka raportuar se janë vjedhur edhe 600 euro e bashkë me to është është lënduar e reja e tij.
“Viktima femër kosovare ka njoftuar se derisa ka qenë në shtëpi, ka hyrë një person i panjohur, i cili e ka goditur dhe lënë pa vetëdije. Sipas dëshmitarit (vjehrri i viktimës) nga dhoma ku ka ndodhur incidenti janë vjedhur 600€ para. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime.”, thuhet në raportin 24-orësh./FolDrejt/