Sipas Policisë së Kosovës (PK), një person pa shenja jete është gjetur ditën e shtunë në Shtime, transmeton Fol Drejt.
Viktima ishte sjellë pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime.
“Në QKMF Shtime është sjellë pa shenja jete një mashkull Shqiptar shtetas i huaj. Viktima ka qenë rezident i Qendrës Integruese dhe Rehabilituese. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori kujdestar”, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. /FolDrejt/