Një person ka raportuar rrejshëm lidhur me një grabitje, me ç’rast është arrestuar nga policia.
Rasti ka ndodhur në Gjyrkovc të Shtimës, ditën e djeshme, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, bëhet e ditur se një mashkull kosovar, ka raportuar rrejshëm se kinse derisa ishte duke ecur, nga një veturë kanë zbrit tre persona të panjohur dhe pasi e kanë sulmuar fizikisht, i kanë grabitur 3500 €.
I dyshuari ka pranuar se rastin e kishte deklaruar rrejshëm me qëllim që të shtynte kthimin e një borxhi të cilin ai e kishte.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/