Një person është arrestuar nën dyshimet për të shtëna me armë, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, rasti ka ndodhur në Bradash të Podujevës.
Tutje thuhet se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një AK-47, 27 fishekë dhe 10 gëzhoja.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./FolDrejt/