Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në fshatin Bubavec të Malishevës, janë konfiskuar armë zjarri dhe municione, të cilat ishin përdorur gjatë një ahengu familjar, shkruan Fol Drejt.
“Fsh. Bubavec, Malishevë 18.08.2022-NN. Raportohet se pas hetimeve të zhvilluara, lidhur me disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar që janë publikuar ne rrjete sociale, më 24.08.2022 është kontrolluar shtëpia e të dyshuar mashkull kosovar ku i janë gjetur dhe sekuestruar: një AK-47, një pushkë gjuetie, dy pistoleta, 92 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm një gëzhojë dhe një boks hekuri” – thuhet në raport.
Për më shumë bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/