Policia e Kosovës ka njoftuar se në kuadër të aktiviteteve parandaluese dhe ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor, njësitë patrulluese të njësisë rajonale të komunikacionit rrugor e drejtorisë rajonale të policisë në Prizren, në këtë fillim viti kanë shtuar aktivitetet e tyre.
Si rrjedhojë janë mbajtur shumë pika kontrolli dhe për kundërvajtësit janë shqiptuar gjoba.
Vetëm gjatë periudhës 1-18 janar 2023, policia në Prizren ka shqiptuar 1257 gjoba trafiku, ka konfiskuar 11 patentë shoferë dhe 5 ngasësve u është vazhduar masa e konfiskimit të patentë shoferëve.
Siç njofton tutje policia, njësia e komunikacionit rrugor në Prizren është pajisur edhe me tablet, të cilët do të përdoren nga patrullat në terren për verifikimin e dokumenteve, personave dhe automjeteve./FolDrejt/