Nga 124 ankesa të bëra nga qytetarët vetëm gjatë janarit, Inspektorati Policor i Kosovës ka filluar hetimet për 46 raste të mundshme ku zyrtarët policorë kanë bërë shkelje të ndryshme.
IPK-ja thotë se trendi i ankesave ndaj zyrtarëve policorë janë në rritje dhe sipas tyre ka disa arsye pse ka ndodhur kjo.
Vetëm gjatë vitit të kaluar IPK-ja ka pranuar 2013 ankesa, përcjell Telegrafi.
Ky numër sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi është shqetësues.
“Është shqetësuese kur zyrtarët policorë që në bazë të Kushtetutës do të duhej të kujdeseshin për rendin publik në Kosovë, përfshihen në aktivitete kriminale dhe cenojnë të drejtat e qytetarëve”, deklaroi Ehat Miftaraj.
Ai thotë se nuk mjafton vetëm ndjekja penale ndaj policëve, por duhet edhe trajnimeve rreth përgjegjësive që kanë.