Ditëve të fundit është shtuar numri i të infektuarve me virusin Covid19 në Maqedoninë Veriore dhe kjo po shtyn mundësinë për masa restriktive për vendin. Por Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, potencoi se masat do merren në bazë të komunave, informon foldrejt.com.
“Ky është një numër vërtet i lartë krahasuar me ditët e mëparshme. Ne konkluduam që sot dhe nesër duhet të kontrollohet mënyra e përcjelljes së virusit në secilën komunë veç e veç. Nëse zbulojmë diçka, do të mund të vendosim se cilat masa dhe ku do të futen”, tha ministri.
Masat e reja do dihen në fundjavë, kurse vlen të theksohet se në disa raste vende si Dibra kanë qenë të izoluara për muaj të tërë, kur qytetet tjera kanë mundur të lëvizin mes njëri tjetrit. Cila komunë mund të ishte ‘viktima’ e radhës?/Foldrejt.com