Fluksi i madh i automjeteve të cilat presin në radhë për të hyrë në Kosovë, është shtuar. Mërgimtarët janë duke u kthyer për vizitë në sezonin e pushimeve, për këtë shkak pritjet, aktualisht, janë duke zgjatur disa orë, shkruan Fol Drejt.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka raportuar së fundmi se pritjet për të hyrë në Kosovë te “Dheu i Bardhë” janë tri orë, kurse kolona e veturave është 1 mijë metra.
Pritje në këtë pikë kufitare ka pasur edhe në dalje, ku sipas raportit thuhet se pritjet kanë qenë deri në një orë e gjysmë, kurse kolona e veturave 200 metra.
Ndërkaq në pikat e tjera pritjet janë më të shkurtra.
Për më shumë, shihni tabelën: