Procesi i dialogut, i ndërprerë e i rinisur disa herë, nuk ka dhënë rezultate të kënaqshme. Raportet Kosovë – Serbi, kanë ngecur në një lloj status quo-je, tash e sa dekada. Mirëpo disa pjesëtarë të shoqërisë civile në Kosovë e Serbi, mendojnë se ka ardhur koha e rezultateve, transmeton Fol Drejt.
Konkretisht, 47 pjesëtarë të shoqërisë civile të Kosovës dhe Serbisë u janë drejtuar dy qeverive me disa kërkesa.
Përveç vazhdimit të procesit, ata këmbëngulin edhe në interesin dypalësh në zbatimin e marrëveshjeve.
Për të arritur rezultatet e dëshirueshme, nga qeveritë relevante, kërkojnë edhe transparencë.
Për më shumë, këto janë kërkesat që u janë shtruar të dy qeverive:
vazhdojnë dialogun në mënyrë thelbësore dhe të qëndrueshme;
zbatojnë menjëherë marrëveshjet e arritura;
përmbahen nga retorika nxitëse ndaj komuniteteve pakicë dhe narracioneve populiste në
lidhje me marrëdhëniet reciproke dhe historinë;
zotohen për transparencë dhe të sigurojnë pjesëmarrje qytetare;
marrin masa të menjëhershme për zhvillimin e proceseve të brendshme për integrim;
respektojnë të drejtat e komuniteteve pakicë; dhe,
ndërmarrin veprime që çojnë drejt ndërtimit të marrëdhënieve dhe besimit në mes të
komuniteteve.
I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të:
mbështesin dialogun dhe marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve që nuk dëmtojnë
demokracinë në Kosovë dhe Serbi;
pëqëndrohen në zgjidhje thelbësore në vend të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të rastit
ndërmjet palëve në dialog;
mbështesin shoqërinë civile në kuptimin më të gjerë (OShC, akademinë, institucionet
kulturore, mediat, sindikatat, etj.);
angazhohen për normalizimin dhe ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme ndërmjet dy
palëve;
nxisin një debat më të gjerë ndër-shoqëror dhe brenda-shoqëror mbi zgjidhjet dhe prioritetet
e mundshme në dialog.
Ne zotohemi të vazhdojmë:
nxitjen e një debati thelbësor dhe të vazhdueshëm ndërmjet shoqërisë civile në Serbi dhe
Kosovë;
shkëmbimin në kohën e duhur të informatave rreth çështjeve, kontekstit dhe zhvillimeve në
të dyja shoqëritë;
2
reagime të përbashkëta për çështje që përkeqësojnë situatën në terren dhe kanë ndikim të
dëmshëm në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve;
përqëndrimin tonë në sfidat e vazhdueshme të cilat nuk kanë gjetur zgjidhe apo janë
margjinalizuar për shkak të çështjeve ose incidenteve aktuale;
krijimin e një hapësire për udhëheqje proaktive të shoqërisë civile në krijimin e
marrëdhënieve më të mira dhe përmirësimin e të drejtave të njeriut, dhe jetës së përditshme
të qytetarëve;
t’i marrim parasysh dallimet ndërmjet proceseve në Serbi dhe Kosovë dhe reagojmë në
përputhje me ato procese duke kërkuar veprime në drejtimin e duhur;
përfshirjen e pjesëtarëve të tjerë të shoqërisë civile për një dialog të vazhdueshëm ndërmjet
aktorëve të shoqërisë civile dhe mundësimin e përfshirjes së konsiderueshme për secilin dhe
të gjithë.
Nënshkruesit:
Advocacy Center for Democratic Culture (ACDC) Mitrovicë e VeriutAdvocacy Training and Resource Center (ATRC)Assist Kosovo Center – ASSIST, PrishtinëBelgrade Fund for Political Excellence (BFPE)Belgrade Centre for Security PolicyBalkan Policy Research Group (BPRG)Crno-beli svet, Mitrovicë e VeriutCenter for Advocacy and Democratic Development (CADD)Center for Peace and Tolerance (CPT)Centar za regionalizam MitrovicëCivic Initiatives, BeogradCouncil for Human Rights – BujanocDemocracy Plus (D+)Drita Dibrani, aktiviste e shoqërisë civileEuropean Fund for BalkanForum for Development and Multiethnic Collaboration (FDMC)HANDIKOS, KosovëIniciativa e Pavarur e të Verbërve, KosovëInstituti për Zhvillim dhe Integrim (IZHI)Institute for Territorial Economic Development (InTER)Jelena Lončar, akademike, Universiteti i BeograditInstituti i Kosovës për Drejtësi/Kosovo Laë Institute (IKD/KLI)Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë/Kosovar Centre for Security Studies (QKSS)Instituti Demokratik i Kosovës/Kosova Democratic Institute (KDI)Leadership and Development (LAD)Laëyers’ Committee for Human Rights (YUCOM)Mitrovica Ëomen Association for Human Rights (MËAHR)NGO Advocacy for Society Development (AFSD)NVO “PLEJADA” PrizrenNVO Communication for the development of society (CSD), GraçanicëNGO Aktiv
3
New Social Initiative, MitrovicëOJQ “Drugëza”OJQ “VISION 02” IstogOJQ AureolaOJQ Qendra e Gruas “ATO” VushtrriOJQ Roma in Action GjakovëOpen Society Foundation, Novi Sad-BeogradRahim Salihi, aktivist, BujanocThe Balkan ForumUnioni i Punëtorëve Social të KosovësValon Arifi, aktivist i shoqërisë civile, PrishtinëVjollca Krasniqi, akademike, Universiteti i PrishtinësVoice of Roma, Ashkali and Egyptians (VoRAE)Xhejrane Lokaj, aktiviste e shoqërisë civileYouth Initiative for Human Rights (YIHR) KosovëYouth Initiative for Human Rights (YIHR) Beograd