Abelard Tahiri ka apeluar te Zyra e Rregullatorit për Energji, për pezullimin e tarifave të shtrenjtimit të energjisë elektirke.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se ZRrE duhet ta zbatojë vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, për pezullimin e tarifave në fjalë, transmeton Fol Drejt.
Në rast të moszbatimit, ai ka paralajmëruar ngritje të padisë penale për bordin e ZRrE-së.
”Ju bëjë thirrje ZRrE-së, që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, për pezullimin e tarifave”.
”Përndryshe në rast të moszbatimit të këtij vendimi, i bëj thirrje Prokurorisë Speciale, dhe ne do angazhohemi po ashtu që të bëjmë padi penale për bordin e ZRrE-së, sepse mosrepsektimi i këtij vendimi është direkt vepër penale, dhe këta njerëz duhet të detyrohen përmes institucioneve tona që të respektojnë vendimet e gjyqësorit në vendin tonë”.