Çmimi i derivateve të naftës nga sot (24 dhjetor) janë rritur për 2.25 përqind, ka vendosur Komisioni Regullator për Energjitikë.
Një litër benzin “eurosuper 95” do kushtojë 67.50 denarë, duke u rritur për 0.50 denarë. “Eurosuper BS-98” do kushtojë 70 denarë për litër, kurse “eurodizel” 62.50 denarë për litër. Kurse vaji ekstra i lehtë (EL-1) do kushtojë 51.50 denarë, informon foldrejt.com.