Përveç luftëtarëve dhe civilëve të bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal, ka edhe rreth 100,000 banorë të tjerë bllokuar në pjesë të tjera të qytetit.
Ata janë përpjekur të mbijetojnë pa ujë, energji elektrike apo gaz prej javësh, transmeton Fol Drejt.
Këshilli i Qytetit i kishte ftuar këta banorë të mblidheshin në një qendër tregtare në orën 16:00 me orën lokale, pasi evakuimi mund të ishte i mundur të dielën.
Por së fundmi Këshilli ka thënë përmes një postimi në Telegram se ky evakuim është shtyrë për arsye sigurie deri nesër në orën 08:00 me orën lokale./FolDrejt/