Partia e kancelares Angela Merkel, CDU e anuloi kongresin e planifikuar për më 4 dhjetor në Shtutgart, me pretekstin e krizës së Covid-19. Kufizimet aktuale gjithsesi nuk do ta kishin lejuar një aktivitet me 1.000 vetë në dhjetor. Sipas një vendimi të organeve të CDU-së, kongresi i partisë me 1001 delegatët e tij duhet të zhvillohet në vitin e ardhshëm, më e mira me prani fizike të delegatëve. Por ndaj kësaj kërkese ka reaguar Friderich Merz, i cili, e ka quajtur të pabazë vendimin e organeve të partisë dhe e gjithë kjo lidhet që kundërkandidatët e tij të fitojnë kohë për fushatë më të mirë.
Merz njihet si kundërshtari i Merkelit në parti, informon foldrejt.com. Ai kërkoi që vota të bëhet në mënyrë dixhitale, sikur të kishte rrezik nga virusi.
Kryetarja në detyrë e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer e njoftoi dorëheqjen e saj nga posti në shkurt, pas një skandali koalicionimi me partinë populliste AfD. Për postin e saj luftojnë kryeministri i Renanisë-Veriore-Vestfalisë, Armin Laschet, politikani Norbert Röttgen dhe ish-kryetari i Grupit Parlamentar unionist, Friedrich Merz.
Kramp-Karrenbauer i bëri thirrje udhëheqjes së CDU-së dhe kandidatëve të tregojnë unitet. Më e rëndësishmja tani është që Gjermania të mbajë nën kontroll pandeminë, tha ajo.
Përndryshe vjeshtën e ardhshme mbahen zgjedhjet në Gjermani, ku edhe do pensionohet nga politika kancelarja Merkel./Foldrejt.com