Sot është shtyrë pika e 6-të e rendit të ditës, shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës.
Kjo u bë me propozimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përcjell Fol Drejt.
Grupi Parlamentar i AAK-së e ka propozuar këtë pikë në mbledhjen e kryesisë por qëllimi ishte që të jetë pikë e parë e rendit të ditës.
Kështu me shumicë votash, është shtyrë diskutimi për dy vjetorin e qeverisjes së Kurtit për seancën e radhës.
Sot, në rendin e ditës është raportimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për takimin e Ohrit./FolDrejt/