Takimi trepalësh ndërmjet Kryeministrit Albin Kurti, Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian (BE) në Ohër, është shtyrë, raporton Fol Drejt.
Nuk është dhënë ndonjë arsye e fortë se pse agjenda ka dalë jashtë parashikimeve por, për analistin Albinot Maloku, kjo është njëfarë shenje e mirë, nëse lexohet sipas kutit të gjuhës së diplomatëve perëndimor.
“Të dy palët presin të jetë ajo mosnënshkruesja” – ka thënë ai, duke iu referuar qasjeve të të dyja palëve që nga fillimi, dokumentit të ashtuquajtur Plani franko-gjerman.
Dyshohet se një ndër arsyet e zvarritjes së takimit ka të bëjë edhe me ngulmimin e palës serbe, që propozimi i asociacionit, të kthehet në dispozitat e marrëveshjes së 2015-tës. Ndërkaq, pala Kosovare është që marrëveshja të jetë në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës./FolDrejt/