Vizita e mbretit Charles të Anglisë në Francë u shty pasi sindikatat në atë vend bënë thirrje për greva dhe protesta në rrugë gjatë qëndrimit të tij, njoftoi sot presidenca franceze.
Mbreti Charles do të bënte vizitën e tij të parë shtetërore në Francë si monark të dielën, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Vizita ishte menduar të zgjaste tre ditë./FolDrejt/