Zhak Shirak, ish presidenti francez i cili pasi dorëzoi pushtetin u godit nga skandalet e korrupsionit, ka vdekur në moshën 86 vjeç.
“Presidenti Zhak Shirak vdiq këtë mëngjes i rrethuar nga familja e tij, në paqe të plotë,” i tha dhëndri i tij agjencisë së lajmeve AFP.
Shirak shërbeu si president për dy mandate dhe ishte përkrahësi më i madh për miratimin e monedhës evropiane, “Euro”.
Një nga reformat e tij kryesore politike ishte shkurtimi i mandatit presidencial nga shtatë në pesë vjet.
Ai pati si fokus kundërshtimin e pushtimit të Irakut të udhëhequr nga SHBA-të në 2003, e megjithatë, pas ikjes nga pushteti, me ardhjen e Nikolas Sarkozisë, vendi i tij megjithatë mbështeti edhe ushtarakisht aleatin tej oqeanik. /tesheshi.com/