Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna humbën jetën në një përplasje me helikopter në Calabasas, California, të Dielën në mëngjes.
Mësohet se helikopteri mori flakë në momentin që ndodhi aksidenti, kështu që u bë e pamundur ardhja në ndihmë ndaj viktimave. Kobe Bryant konsiderohet si një prej basketbollistëve më të mëdhenj në historinë e NBA(EN-BI-EJ) teksa është shënuesi i katërt më i mirë në këtë kampionat me mbi 33 mijë pikë të shënuara dhe disa herë fituesi i MVP.