Ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare ish ministri i jashtëm gjerman dhe shefi i shërbimit sekret gjerman, Klaus Kinkel, i cili njihet për mbështetjen e madhe ndaj Kosovës, informon foldrejt.com. Më kërkesën e tij, ceremonia do të jetë shumë private.
Për çfarë njihej Kinkel?
Kinkel i përkiste diplomatëve europianë që ishin kritikë ndaj politikës hegjemoniste të Sllobodan Millosheviqit në fillim të viteve 90-ta. Më 24 maj 1992, kur në Kosovë Ibrahim Rugova u zgjodh president në një referendum të organizuar nga alternativa kosovare, Kinkel deklaroi: «Duhet t’i gjunjëzojmë serbët». Kjo deklaratë e dhënë atë ditë mund të ketë qenë rastësi, por gjithsesi ajo tregonte qëndrimet e qarta të Kinkelit, i cili bënte dallimin mes agresorit dhe viktimave në konfliktet e Ballkanit, gjë që jo përherë e bënin shtete të tjera të mëdha europiane. Në shtypin gjerman kishte gazetarë, të cilët nuk e miratuan fjalinë e Kinkelit «Duhet t’i gjunjëzojmë serbët», madje disa bënë edhe një krahasim historik: në vitin 1914, pas atentatit në Sarajevë, perandori gjerman ëilhelmi II i kishte shkruar ambasadorit të tij në Vjenë: «Duhet t’i lajmë hesapet me serbët, madje shumë shpejt».
Poashtu ministri i jashtëm gjerman ishte mjaft aktiv në mbështetjen e bombardimeve të NATO në ish Jugosllavi, për të sprapsur trupat serbe nga Kosova./Foldrejt.com