Ursula von der Leyen ka thënë se është “shumë e lumtur” që liderët evropianë kanë arritur një marrëveshje në parim për ndalimin e importeve të naftës nga Rusia.
Shefja e BE-së, pas ditës së parë samitit në Bruksel, ajo tha se masa ndëshkuese do të shkurtonte në mënyrë efektive rreth 90 për qind të importeve të naftës nga Rusia në BE deri në fund të vitit.
Para gazetarëve ajo tha se ishte e lumtur që liderët arritën të bien dakord në parim për paketën e gjashtë të sanksioneve.
“Këshilli tani duhet të jetë në gjendje të finalizojë një ndalim për pothuajse 90% të të gjitha importeve të naftës ruse deri në fund të vitit. Ky është një hap i rëndësishëm përpara. Për 10% të mbetur, për këto ne së shpejti do t’i kthehemi çështjes së këtyre 10% e mbetur e naftës së tubacionit”, u shpreh ajo./FolDrejt/