Sipas Fabrizio Romanos, janë një mori klubesh të interesuara për shërbimet e lojtarit të të Monacos, Axel Disasi, shkruan Fol Drejt.
“Ka shumë klube të interesuara për Axel Disasin si opsion potencial gjatë verës — ai ka një shans të largohet nga AS Monaco”, shkroi Romano në Twitter.
Romano shtoi se Chelsea aktualisht nuk është në garë pasi ka prioritete të ndryshme dhe asgjë nuk është konkrete në këtë fazë. /FolDrejt/