Reshjet e dëborës po vazhdojnë që nga mëngjesi i ditës së djeshme në Londër. Në veri dhe lindje trashësia e dëborës mund të arrijë deri në 15 centimetra.
Disa shkolla që janë hapur janë mbyllur gjithashtu në juglindje të Anglisë dhe në Lincolnshire. Në Gjermani dhjetëra shoferë kanë kaluar natën në automjetet e tyre, të bllokuar nga dëbora në një autostradë në veriperëndim të Gjermanisë, njoftoi sot policia lokale.
“Këta shoferë dhe drejtues kamionësh u bllokuan për rreth 30 kilometra pranë Bielefeld (Nordrhein-Westfalen) për shkak të reshjeve të mëdha të borës në Gjermani për më shumë se 48 orë”, thuhet nga policia.
Disa kamionë dolën nga rruga për shkak të gjendjes së rrugës, duke bërë që autostrada të mbyllet në të dy drejtimet.
Shumica kanë kaluar rreth 16 orë në automjetet e tyre, në të ftohtë. Forcat e shpëtimit u siguruan atyre batanije dhe pije të nxehta.
“Situata e përgjithshme është e vështirë”, deklaroi një zëdhënës i policisë së Bielefeld për shtypin.“Do të duhet shumë kohë që bllokimi i trafikut të zbutet”, shtoi një zëdhënëse për qendrën e kontrollit të autostradave në rajon.
Shoferët ishin gjithashtu të bllokuar për një pjesë të natës në Gjermaninë qendrore në autostradën A4.