Më shumë se gjysma e gjermanëve janë kundër dërgimit të raketave Taurus në Ukrainë, zbuloi një sondazh i ri të premten, raporton Al Jazeera.
Sondazhi i transmetuesit publik ARD zbuloi se 52% e gjermanëve kundërshtojnë furnizimin e Ukrainës me raketa lundrimi pasi ato mund të përdoren për të sulmuar objektivat në Rusi.
Rreth 36% folën në favor të dërgimit të raketave Taurus, të cilat prodhohen bashkërisht nga Gjermania dhe Suedia dhe kanë një rreze prej më shumë se 500 km (310 milje).
Pavarësisht presionit në rritje nga Ukraina, kancelari Olaf Scholz ka qenë i kujdesshëm deri më tani në lidhje me dërgimin e raketave Taurus, nga frika se kjo mund ta bëjë Gjermaninë një palë në konflikt me Rusinë.