Të paktën 79 për qind e votuesve hodhën poshtë iniciativën që synonte ndalimin e “çdo eksperimenti mbi kafshët dhe njerëzit dhe ndalimin e importeve të të gjitha produkteve të reja të zhvilluara duke përdorur një metodë të tillë”.
Votuesit në Zvicër me shumicë të madhe në referendum hodhën poshtë iniciativën për ndalimin e testimit mbi kafshë, shkruan AA.
Sipas një raporti të Swissinfo, transmetuesi kombëtar zviceran, të paktën 79 për qind e votuesve hodhën poshtë iniciativën që synonte ndalimin e “çdo eksperimenti mbi kafshët dhe njerëzit dhe ndalimin e importeve të të gjitha produkteve të reja të zhvilluara duke përdorur një metodë të tillë”.
Në të njëjtën kohë, vetëm 20.9 për qind të votuesve i thanë “po” nismës në përpjekje për të ndaluar testimin, duke deklaruar se ato janë joetike dhe të panevojshme, transmeton Fol Drejt.
Duke komentuar votimin, senatori i Lucernit, Andrea Gmur i tha agjencisë së lajmeve Keystone-SDA se “zviceranët e kuptuan se një ndalim do të rrezikonte shëndetin e kafshëve dhe njerëzve”.
Deputeti i Partisë Popullore të Zvicrës, Martin Haab tha se “kjo tregon se njerëzit janë të vetëdijshëm për pasojat për shëndetin e tyre nëse iniciativa pranohej”.
Renato Werndli, një mjek nga Zvicra verilindore dhe bashkëkryetar i komitetit që nisi referendumin, shprehu zhgënjimin me rezultatin.
“Është për të ardhur keq. Zvicra mund të ishte bërë vendi i parë që ndalonte testimin mbi kafshë”, tha Verndley për kanalin zviceran RTS.
Sipas Zyrës Federale të Zvicrës për Sigurinë e Ushqimit dhe Mjekësisë Veterinare, pothuajse 556 mijë kafshë u përdorën për qëllime eksperimentale vitin e kaluar, shumica dërrmuese e të cilave ishin minj (346 mijë), zogj (66 mijë).
Gjithashtu, zviceranët dolën në referendum të dielën për të votuar për ndalimin e reklamimit të duhanit. Raportet paraprake thonë se të paktën 56.6 për qind e votuesve votuan pro ndërsa 43.4 për qind votuan kundër./FolDrejt/