Gjatë vitit të kaluar nga Këlni i Gjermanisë janë dëbuar 228 persona. Kjo është për 29 më shumë sesa 2017 dhe 129 më shumë sesa 2016. Azilkërkuesit ishin dëbuar, pasi paraprakisht u ishte refuzuar kërkesa.
Shumica e dëbimeve ishte kryer drejt Shqipërisë (85), ndjekur nga Serbia (45), Maqedonia Veriore (22) dhe Bosnja (17).
Shumica e tyre kanë qenë romë, kurse një pjesë e madhe e azilkërkuesve të refuzuar akuzoheshin edhe për delikte të ndryshme./Foldrejt.com