Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar në mbrojtje të zyrtarëve policorë të cilët janë lënduar gjatë protestës së sotme në kryeqytet.
Ne reagimin e tyre është theksuar se sulmi ndaj policisë, është sulm mbi shtetin.
“Gjatë kësaj proteste përveç hudhjes së mjeteve të ndryshme nga protestuesit, në mënyrë poshtëruese fizikisht sulmohen zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare me ç’rast lëndohen tre zyrtarë policorë. Njëri nga zyrtarët policor sulmohet,duke u goditur me shuplakë në fytyrë”, thuhet në qëndrimin e tyre.
“Ky sulm shihet shumë qartë në videoincizimet e kamerave, prandaj kërkojmë nga organet e drejtësisë që menjëherë të veprojnë sipas procedurave ligjore dhe të gjithë ata që i kanë sulmuar zyrtarët policorë të hetohen zyrtarisht”.
Nga kjo sindikatë është kërkuar që prokuroria dhe gjykata të reagojnë menjëherë duke respektuar parimin ligjor “askush mbi ligjin”.
“Sindikata e Policisë do të monitorojë të gjitha reagimet e organeve të drejtësisë dhe do të qëndrojë në ballë të mbrojtjes së zyrtarëve policorë në çdo rrethanë dhe moment që ndodh padrejtësi ndaj tyre”.