Duket disi e çuditshme për shumë shtete tjera, por në Turqi ka rezultuar normale. Partia e presidentit Rexhep Taip Erdogan AKP ka arritur të triumfojë me 45 përqind të votave në rang republikan, kjo edhe falë mbështetjes të madhe në rajonet kurde, duke qenë shumë pikë para partisë të dytë më të madhe CHP (30 përqind), megjithatë përsëri është një shuplakë për qeverinë shumë vjeçare të AKP-së pasi ka humbur bindshëm Izmirin dhe Ankaranë, kurse mezi ka fituar në momentet e fundit Stambollin. CHP shfaqet me mbështetje të fuqishme në rajonet bregdetare, shkruan foldrejt.com.
Kohët e fundit Turqia i është nënshtuar një krize ekonomike të devalvimit të lirës, por gjithashtu populli ka pasur shumë sprova të strehimit të shumë refugjatëve nga Siria dhe të kufizuar edhe nga vende jo-stabile si Iraku. Në këtë gjendje, populli turk ka menduar që kësaj here të mos votojë bindshëm partinë e presidentit Erdogan – në qendrat urbane.
Gjithashtu prej shumë muajsh përflitet se në AKP ka pakënaqësi mes dhëndrit të tij Berat Albayrak (ministër i financave) dhe grupit të Ahmet Davutgolu, Ibrahim Kallën, Hakan Fidan dhe Abdullah Gul.