Metroja në Tokio konsiderohet si një nga më të pastrat.
Si është e mundur kjo pavarësisht se çdo ditë transporton një numër të madh njerëzish?
Ja se si: vagonët pastrohen çdo 15 ditë, dhe atë në detaje, përcjell Fol Drejt.
Pjesa e jashtme e trenit pastrohet nga katër persona, gjithçka bëhet me dorë: uji, furça dhe vazhdon pastrimi.
Brendësia e vagonit pastrohet nga 10 punëtorë – ata fillojnë nga çatia deri në dysheme.
Pasi pastrohen, vagonët kthehen në pistë, gati për të transportuar miliona pasagjerë derisa të pastrohen përsëri./FolDrejt/