Në fillim të majit 1945 nazizmi po jepte shpirt. Ata që i frikësoheshin më shumë kësaj humbje, ishin shumë organizata që edhepse në parim nuk mund të kishin bashkëpunuar tërësisht me nazistët, vetë fakti që kundërshtonin komunizmin, ishin përpara vdekjes së paralajmëruar. Ashtu si ballistët në Shqipërinë komuniste, ngjashëm do ndodhte edhe me Jugosllavinë në maj 1945.
Shumë kroatë dhe sllovenë, por edhe pak serbë, malazezë u larguan nga Jugosllavia e Titos në drejtim të Kärnten në Austri. Ata shpresonin që ushtria çlirimtare britanike nuk do i dorëzonte mbrapsht te komunistët jugosllavë. Por kjo nuk ndodhi, sipas marrëveshjes ata u kthyen në Jugosllavi dhe shumica e tyre u vranë, shkruan Der Standard.
Sipas të dhënave të historianit Oliver Jens Schmitt, partizanët jugosllavë kanë vrarë sëpaku 60 mijë kroatë dhe sllovenë të cilët ishin arratisur drejt Austrisë, por më pas u kthyen mbrapsht nga britanikët. Kjo masakër, edhe sot e kësaj dite përkujtohet çdo fillim maji në Bleiburg të Austrisë, por shpesh me tensione mes palëve. Ky lloj përkujtimi, ka qenë rreptësisht i ndaluar në Jugosllavi.
Edhe sipas një dokumenti britanik, që e boton Der Standard, mes 18 dhe 31 majit 1945, ushtrisë jugosllave i janë dorëzuar 12.196 kroatë, 8263 sllovenë, 5480 serbë dhe 400 malazezë. Këto dyshoheshin se kishin kolaboruar me gjermanët.
Pra Jugosllavia komuniste vrau e preu sllavët të cilët kishin ose pretendoheshin se kishin bashkëpunuar me gjermanët gjatë LDB, por paramendoni sesi janë sjellur me baballarët tanë shqiptarë.
Komunizmi nuk dallonte shumë nga fashizmi…/Foldrejt.com