Sot ishte koha shumë e mirë, por që nga nesër moti do të përkeqësohet. Sipas Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore parashikohet që janari do të mbyllet me reshje të dendura shiu. Në qarqet Shkodër dhe Kukës reshjet e shiut pritet të jenë më intensive. Ndërsa në Vlorë dhe Gjirokastër parashikohen reshje mesatare.
Për sa i përket qarqeve të tjera të territorit shqiptar reshjet pritet të jenë të dobëta deri në lokalisht mesatare. Ndërkohë në zonat malore mbi 800 metra parashikohet të bjerë borë.
Termometri në bregdet do të shënojë nga 8 gradë Celsius minimum dhe 13 gradë Celsius maksimumi, në vendet e ulëta 7 dhe 12 gradë Celsius, ndërsa në ato malore 0 dhe 6 gradë Celsius.