Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, njoftoi se si do të organizohen Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, për herë të parë në dy shtete.
Për këtë ata njoftuan në një konferencë për media, përcjell Fol Drejt.
“Për herë të parë në historinë e organizimit të Lojërave Mesdhetare:
2 shtete
12 komuna (11 në Kosovë, 1 në Shqipëri)
24 sporte
24 objekte sportive
Ky është koncepti fillestar me të cilin e kemi fituar të drejtën e organizimit të edicionit të 21-të të Lojërave Mesdhetare.
Me analizat dhe vlerësimet e mëtejme të cilat do të zhvillohen javëve dhe muajve në vazhdim, do ta zhvillojmë tutje masterplanin e Lojërave Mesdhetare 2030.
Më shumë informata lidhur me këtë, do të shpalosim me datë 18 shtator, në ngjarjen e prezantimit të konceptit të Lojërave Mesdhetare, në Qendrën për Praktikë Narrative”, thuhet në njoftim, përmes një postimi në profilin e saj në Facebook./FolDrejt/