Sipas ekspertëve në rast se hasni një gjarpër, nuk duhet ta prekni kurrë, por ta anashkaloni.
Në rast kafshimi të padëshiruar nga gjarpri, duhet te telefononi menjëherë urgjencën, pushoni,
imobilizoni pjesën ku ka ndodhur kafshimi që ta ngadalësoni përhapjen e helmit në organizëm dhe transporti sa më shpejt në institucionin mjekësor.
Gjithashtu nuk duhet të vendosni fashë në gjymtyrën e kafshuar, të preni plagën, të thithni helm ose të vendosni akull.
Është e rëndësishme të keni parasysh:
• Gjarpërinjtë nuk do të sulmojnë dhe nuk do të përpiqen të kafshojnë, nëse nuk ndihen të kërcënuar dhe të frikësuar,
• Gjatë qëndrimit në natyrë është e nevojshme të përdorni këpucë, veshje dhe pajisje të përshtatshme për tu mbrojtur,
• Nese has një gjarpër, është e rëndësishme të qëndroni të qetë, të përpiqeni të shmangni gjarprin ose ta trembni me shqelma/shkopinj në tokë,
• Nuk duhet ta kapni gjarprin ose të përpiqeni ta lëndoni atë,
• Në rast kafshimi, është e nevojshme të kërkoni ndihmë mjekësore.