Fol Drejt
E premte, 9 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KULTURË

Si e ushqeu gazetaria fantazinë e shkrimtarit? Apo, cili është raporti i Markezit me të Vërtetën?

Gabriel Garsia Markez dhe e vërteta: Si e ushqeu gazetaria fantazinë e shkrimtarit

3 vjet më parë
in KULTURË, LETËR
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Nga Torres Duarte

Bogota – Me tregimet e shkurtra të shkruara në vitet 1940 dhe fillimin e viteve 50, dhe të përmbledhura më vonë në librin “Sytë e një qeni blu”, i ndjeri Gabriel Garsia Markez, shkrimtari kolumbian fitues i çmimit Nobel, tregon se ai është ende një shkrimtar i ri, me një stil dhe subjekte që mund të jenë jo tipike.

Stilistikisht, Merkez e arriti kulmin me romanin “Njëqind vjet vetmi”. Në atë moment, stili dhe thelbi i tij morën një kurs kaotik. Ai arriti nivelin e novelave që më pas u bënë skenarëpër filma si “Kolonelit nuk ka kush t’i shkruajë”, apo me eksperimentin teknik në novelën “Gjethurinat”, romanin e shkurtër anekdotik tek “Ora e ligë”, apo eksplorimi i politikës tek“Funerali i nënëmadhes” .

Gjatë gjithë kohës, aftësitë që shfaqi Markez ishin më tepër ato të një xhongleri të talentuar.Megjithatë unë mendoj se zanati i tij, e lejoi stilin e tij jo vetëm që të evoluonte më fort, por u bë burimi ushqyes i tonit hiperbolik në romanet “Njëqind vjet vetmi”, “Vjeshta e Patriarkut” dhe “Dashuria në kohën e kolerës”.

Lexoni edhe..

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

Porosit Web Porosit Web

Mençuri, humor, ironi

Në vitet 1950, Markez kultivoi dy zhanre:komentin e lehtë mbi lajmet (qoftë për qeverinë argjentinase, mbi një film, apo mbi një funeral) dhe kronikën e zezë. Të parën ai e trajtoi gjatë disa viteve që punoi tek “El Universal” dhe “El Heraldo” (dy të përditshme kolumbiane).

Komentet e tij, të mbledhura dhe të studiuara nga Zhak Zhilar në librin e tij “Tekstet bregdetare,1948-1952), përfaqësojnë një rrëfim inteligjent dhe mendjemprehtë, dhe janëndonjëherë po aq madhështore sa ndonjë pasazh në një nga veprat e tij madhështore.

Në “La primera caída” (Vjeshta e parë), një artikull mbi dramaturgun e famshëm britanik Xhorxh Bernard Shou, i botuar në shtatorin e vitit 1950, ai shkroi se “në moshën kur shumica e njerëzve i përkushtohen detyrës së lodhshme për t’u shndërruar në pluhur, zoti Xhorxh Bernard Shou thotë se shëtit ende rregullisht me shumë gjallëri në kopshtin e tij për tëmbajtur trupin në formë”.

Kur Shou vdiq në Ditën e të Vdekurve, si rezultat i asaj rrëzimi aksidental, Markez vuri në dukje:”Zoti Xhorxh Bernard Shou, zgjodhi të vdiste më 2 nëntor, që është padyshim dita më e përshtatshme për atë detyrë të bezdisshme”.

Komentet e tij të lehta janë ndonjëherë po aq madhështore sa një pasazh në një nga veprat e tij madhështore. Ironia në vëzhgimet e tij (“detyra e bezdisshme” e vdekjes), nuk është ndryshe nga ky pasazh i famshëm në novelën “Vjeshta e Patriarkut”:”…Një pasdite janari,

ne pamë një lopë që sodiste muzgun nga ballkoni presidencial. Imagjinoni një lopë në ballkonin e mëmëdheut…, hamendësoni pak se si një lopë mund të kishte arritur deri në atë ballkon, kur të gjithë e dinë se lopët nuk mund t’i ngjisin sot shkallët, qoftë edhe në shkallëprej guri, dhe aq më pak me shkallët e shtruara me tapet…”.

I njëjti humor, i skalitur ndonjëherë nga sarkazma, është i dukshëm tek tregimi “Puthja:Një reaksion kimik). Pasi tregon se si një shkencëtare e quajtur zonja Uillkinson kishte sugjeruar se puthja ishte metoda që kishin zbuluar njerëzit e lashtë për të konsumuar kripë në muajt e nxehtë të vitit, Markez shkruan:”Tani e tutje nuk do të ketë nevojë të ftojmë askënd që të vijë dhe të vëzhgojë Hënën bashkë me ne. E vetmja gjë që duhet të bëjmë është të ulemi në një stol në park, dhe të hamë në mënyrë romantike gjysmë kg kripë”.

I njëjti humor i zi përdoret për të përshkruar (tek romani Njëqind vjet vetmi) një burrë që bie nga një çati për të parë Remedios-in e bukur. Markez shkruan tek “Posibilidades de la antropofagjia” (Mundësitë e kanibalizmit) se “nuk do të ishte e çuditshme nëse një nga këto ditë, kur të kenë mbaruar të gjitha furnizimet, të ligjërohet shitja e viktimave që bëhenkurban”.

Traditat kulturore dhe gjeografitë mitike

Në tregimin “A Luis Carlos López con veinte años de mueste” (Për Luis Karlos Lopezin, 20 vjet pas vdekjes), ai shkruan se një kusht i domosdoshëm për të njohur poetin Lopez personalisht ishte “të ishe të paktën 30 vjeç”. Zgjedhja e një detaji të zakonshëm por disonant (30, dhe jo 32 vjeç), do të rikthehej vite më vonë në fillimin e romanit “Njëqind vjet vetmi”.

Si një gazetar i kronikës në “El Espectador” , ai zgjeroi potencialin e këtij regjistri duke hedhur bazat e fantazisë dhe realizmit. Nuk është rastësi që kronikat e tij të para iu kushtuanLa Sierpe, një qytet legjendar në bregun kolumbian buzë Atlantikut.

“La Marquesita de la Sierpe” nis me historinë e një burri që ndodhet në zyrën e mjekut, dheqë pret të shpëtojë nga majmuni që mbante në bark. Ai ishte mbarsur nga magjia, e përdorur aq shpesh si një ndëshkim rreth La Sierpe. Kronikat e tij, të cilat raportojnë për një gjeografi fantastike dhe për kafshët e saj, përshkruajnë dema me krahë apo të ngordhur që vijnë nga bota e përtejme duke goditur butësisht një arkivol.

Dashuria e Markezit për hiperbolën dhe zgjuarsinë, gjen një terren më të gjerë e më të frytshëm në botën e traditave kulturore dhe të fantazive mitike, publike dhe të trashëguara, sesa në terrenin e rrëshqitshëm të çështjeve të aktualitetit.

Nga realja tek trillimi

Është interesant fakti që stili i cili dha mundësi Markezit të përpunonte shumë nga përvojat e tij të jetës reale, identifikohet më ngushtë me punën e tij në media sesa përpjekjet e tij të hershme për të shkruar ngjarje të trilluara.

Pavarësisht mjeshtërisë që karakterizon libra të tillë si “Ora e ligë” dhe “Gjethurinat”, duket se Markez gjeti tek fantazia e tij lindur mbi ngjarjet e përditshme, një bazë nga ku mund të ngrihej si një rrëfimtar i madh. Shkrimtarët aspirantë priren të kërkojnë miratimin e botës letrare përmes imitimit të modeleve dhe përshkrimit artificial të emocioneve.

Unë mendoj se me shkrimin e kronikave të lajmeve dhe komenteve të shkurtra, Markez as pretendonte, as imitonte, dhe as kërkonte miratimin e botës letrare. Liria e shkrimit të kronikave të zakonshme po e shndërronte atë në shkrimtarin që do ta njihnin të gjithë. Sepse kronikat e tij për “El Espectador” janë shkruar vetëm 13 vjet para romanit “Njëqind vjet vetmi”. / “Worldcrunch” – Bota.al

Tags: Gabriel Garcia MarquezLetersiLibraRomaniShkrimtari
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Opozita me pankarta në kuvend “votojeni TRUSTIN!”, Ministri Murati: A me 30 euro doni t’i ndihmoni qytetarët a?

Lajmi tjetër

“Ka ardhur koha që ta godasim Putinin aty ku i dhemb vërtet!”

Të ngjajshme

KULTURË

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

10 Gusht, 2024
KULTURË

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

30 Korrik, 2024
KULTURË

“Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

23 Korrik, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM