Sot janë raportuar 108 raste pozitive me COVID-19. Por ky numër kaq i lartë, ka ardhur si rrjedhojë e grumbullimit të disa rasteve në një laborator privat, shkruan Fol Drejt.
“Ju informojmë, se në kuadër të rasteve të raportuara sot, ka raste të akumuluara për 3 ditë nga laboratori Olive. Gjithsej janë 1,006 testime dhe 39 raste SARS CoV-2 pozitiv të raportuara me vonesë. Kjo ka ndikuar në rritjen e numrit të rasteve të raportuara sot”, thuhet në sqarimin e MSH-së.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 6.169 testime, 108 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19./FolDrejt/