Pavarësisht fluksit të bashkatdhetarëve që po vijnë për festat e fundvitit në vendin tonë, në vendkalimet kufitare mëngjesin e sotëm nuk ka pritje për të hyrë në Kosovë.
Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, të orë 08:00, vendkalimin kufitar në Merdar, ku për hyrje-dalje pritet prej 5-10 minuta.
Ndërsa, në vendkalimet e tjera nuk pritet më gjatë se 3-5 minuta.
Ndërkohë, bashkadhdhetarët tanë kanë njoftuar ditëve të fundit se po përballen me pritje të gjata në vendkalimin kufitar mes Hungarisë dhe Serbisë.
Ndryshe në vendimin e fundit për masat anti-COVID të miratuara nga Qeveria e Kosovës më 01 dhjetor thuhej se çdo person, i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:
-Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19;
-Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë).
-Nga data 3 janar 2022 për të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm dëshmia sipas pikës 2.1 të këtij (Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë [me dy doza] kundër COVID-19), thuhej në vendim./Telegrafi/