Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, përkundër fluksit të madh të ardhjes së bashkatdhetarëve, nuk janë vënë re radhë të gjata në pikat kufitare, shkruan Fol Drejt.
Arritja e bashkatdhetarëve tanë nga vendet e Evropës Perëndimore, përmes komunikacionit rrugor, nuk po shkakton pritje të gjata në pikat e kalimit kufitar me vendet fqinje – veçmas me Serbinë.
Në vendkalimin kufitar Dheu i Bardh, për të hyrë në Kosovë pritet 10-15 minuta. Ndërsa, në Merdar pritet 5-10 minuta.
Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet fqinje nuk ka pritje më shumë se 5 minuta në hyrje dhe dalje.
Për të kuptuar situatë në kohë reale, klikoni KËTU!