Otto Witte lindi në 1871 në Diesburg, kurse ka jetuar në qytezën e sapo krijuar Pankov. Pavarësisht që prej në moshën e re gërshetonte një ndjenjë mes artistiti dhe aventurës, ai kishte edhe talent të veçantë të njohjes së shumë gjuhë të huaja: fliste rrjedhshëm gjermanisht, anglisht, frengjisht dhe sëpaku edhe pesë gjuhë të tjera mes tyre edhe turqishten dhe serbishten. Pra një poliglot i vërtetë.
Gjatë një qëndrimi në Turqi, ai dëgjon për zhvillimet e fundit në Shqipëri. Aty mëson se ai i ngjante shumë princit turk Halim Eddine, personit që ishte pretedent për fronin e mbretit shqiptar. Pikërisht aty, shumë e thërrisnin Otto Witte si Halim Eddine, shkruan foldrejt.com.
Kjo ishte e mjaftueshme për aventurierët për të bërë hapin më të madh të jetës së tij – të shijojë veten si mbret – qoftë edhe për disa çaste. Me një pasaportë të falsifikuar dhe uniformë osmane ai erdhi në Shqipëri dhe u paraqit si “princi” i Shqipërisë. Kurorën mbretërore ai e mori në 15 shkurt 1913. Këtë aventurë ai e shijoi për vetëm pesë ditë. Pasi zbulohet rrena e tij, ai arratiset. Nga “mbret”, kthehet në refugjat. Por aventura e tij e arratisjes përfundon në Austri, ku arrestohet dhe pas një kohe të shkurtër lirohet.
Por Otto Witte, ia arriti qëllimit dhe tashmë në provincën e tij në Pankov, u thoshte plot krenari të gjithëve se ai ishte “ish mbreti i Shqipërisë”. Në fund të jetës ai vendoset në Hamburg, ku edhe vdes në 1958.
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë menjëherë kulmoi me zhvillime të dendura dhe turbullirash, ku i pari ishte aventura e Otto Witte. Për ironi të fatit, këto aventura në një farë forme vijojnë akoma me pushtetin shqiptar./Foldrejt.com