Fillimisht ishte vetëm një postim në Twitter – por së shpejti ishte kthyer në një pikë të preferuar të bisedës së Kremlinit. Gazetari Justin Ling tregon se si një pretendim i rremë për luftën biologjike u përhap në internet dhe në botë.
Në orët pasi Rusia pushtoi Ukrainën, një ndjekës i vjetër i QAnon duke përdorur tag-un: “@WarClandestine”, postoi në Twitter se rreth 30 ‘biolabs’ të financuar nga ShBA-ja ishin të vendosur në të gjithë Ukrainën. Sulmi i Putinit ndaj Ukrainës, teorizoi ai, ishte në të vërtetë për ndalimin e një sulmi biologjik të orkestruar nga Amerika ndaj Rusisë, shkruan The Guardian, transmeton Fol Drejt.
Ai thjesht po ripërziente një pretendim që Moska e kishte bërë prej vitesh: se ShBA po drejtonte një program sekret të armëve biologjike dhe se Rusia kishte në sy. Por nga ai postim i vetëm në Twitter, teoria e konspiracionit u përhap shpejt.
Tani, sipas një sondazhi të fundit të YouGov, më shumë se një e katërta e amerikanëve mendojnë se është ‘padyshim’ ose ‘ndoshta’ e vërtetë që laboratorët kërkimorë në Ukrainë të financuara nga Departamenti i Mbrojtjes i ShBA-së po komplotojnë për të lëshuar armë biologjike në Rusi.
Edhe përpara se Tucker Carlson i Fox News ta përforconte teorinë, gazetari kanadez Justin Ling e kishte parë atë të përhapur në internet. Ai i thotë Majkëll Safit se duke e parë atë të fitonte vrull, ai mund të shihte në veprim teknikat e Rusisë për përforcimin e dezinformatave./FolDrejt/