Gjatë shërimit të ish presidentit të Egjiptit, Husni Mubarak në Gjermani, një anesteziolog e pyet infermieren që shërbente aty: Kush është ky?! Ajo i thotë: Ky është që e ka qeverisur Egjiptin 30 vjet!
Ai i thotë: Si duket paska qenë udhëheqës i dështuar!
Ajo i thotë: E si e dini që është dështak përderisa ju nuk e njihni dhe pyetni për të?
Ai thotë: Kush e qeverisë një vend 30 vjet dhe nuk arrin me e ndërtu një spital për ta shëruar vetveten dhe bijtë e atij vendi, ai vërtetë duhet të jetë një dështak!