Autori i shumë “bestseller-ve”dhe mbajtës i tre rekordeve botërore Guinness në çiklizëm, Dan Buettner eksploroi të gjithë botën dhe zbuloi pesë vende në botë të quajtura Zonat Blu, ku njerëzit janë më të shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë.
Përveç të mësuarit se çfarë hanë ata në Zonat Blu për jetëgjatësi, ai zbuloi gjithashtu se si ata jetojnë jetë më të lumtur, si dhe lidhjet emocionale që hyjnë në lojë në kontekstin e shëndetit të përgjithshëm. Këto janë tre zakone të zakonshme të njerëzve që jetojnë në Zonat Blu, sipas vëzhgimeve të tij nga afër:
Ata nuk ushtrojnë
Ndryshe nga sa mund të mendoni, ata nuk ushtrojnë, që nuk do të thotë se nuk janë aktivë. Ata janë në të vërtetë aq aktivë atje sa nuk duhet të gjejnë kohë as për sporte apo joga.
Jetojnë në vende ku çdo udhëtim për në punë, në shtëpinë e një miku, apo në darkë është një mundësi për të ecur.
Për më tepër, ata rrisin rrahjet e zemrës vetëm duke bërë aktivitete të përditshme shtëpiake. Nuk kanë ‘buton’ për punë në oborr, punë shtëpie apo kuzhinë. Ata gatuajnë brumin e bukës ose bluajnë misrin me dorë. Pra janë vazhdimisht aktivë, aq sa për të zgjatur jetëgjatësinë.
Ata hanë shumë karbohidrate
Edhe kur bëhet fjalë për atë që hanë, Zonat Blu kanë një dietë me bazë bimore dhe 90% deri në 100% e dietës së tyre janë karbohidrate. Për breza të tërë ata hëngrën ato që ne i quajmë karbohidrate komplekse. Shumica e asaj që ata hanë janë drithëra, fasule ose zhardhokët si patatet e ëmbla. Ata nuk i demonizojnë karbohidratet si disa. Dieta e Zonës Blu është kryesisht me bazë bimore dhe e pasur me karbohidrate. Nëse jeni duke ndjekur një plan diete me pak karbohidrate do të provoni dietën e jetëgjatësisë.
Ata rrinë jashtë
E fundit, dhe ndoshta gjëja më e rëndësishme, është zakoni i Zonës Blu për të kaluar kohë me miqtë e mirë. Një grup i ngushtë miqsh mbështetës është çelësi i jetëgjatësisë.
Askush nuk e mendon jetëgjatësinë si shtimin e miqve. Por në fakt, të bësh përpjekje për të krijuar një grup prej katër ose pesë personash që “të ushqejnë” vërtet është ndoshta gjëja më e fuqishme që mund të bësh për të shtuar vite në jetën tënde. Nga ana tjetër, miqtë e këqij mund të bëjnë pikërisht të kundërtën, miqtë që ju tërheqin poshtë dhe inkurajojnë sjellje të pashëndetshme mund t’ju shkurtojnë jetëgjatësinë.
Nuk ka eliksire, pilula apo regjime ushtrimesh. Burimi i tyre i rinisë është në fakt shumë i thjeshtë, të qëndrojnë aktivë; marrja e karbohidrateve me bazë bimore dhe shoqërimi me miqtë. Këto gjëra, apo zakone, vërtet mund të zgjasin jetën./abcnews.al/